Telegrafi

Të gjithë vdiqën në të njëjtën mënyrë, tajlandezja akuzohet për vrasjen e 11 miqve dhe ish-të dashurit

Policia tajlandeze ka arrestuar Sararat Rangsivutaporn, e dyshuar për vrasjen e 12 personave me helmim me cianid.

Për t’i bërë gjërat më të çuditshme, gruaja vrau miqtë dhe ish të dashurin e saj, transmeton Telegrafi.

Rangsivutaporn u arrestua të martën në Bangkok. Ajo dyshohet se ka kryer vrasjet për arsye financiare.

Me sa duket, gjithçka filloi kur dy javë më parë ajo udhëtoi me një mik në provincën Ratchaburi, në perëndim të Bangkokut, për të ndjekur një ritual budist në lumë.

Jo shumë kohë më vonë, mikja Siriporn Khanvong u rrëzua dhe më pas vdiq në breg të lumit, shkruan BBC.

Autopsia gjeti gjurmë cianid në trupin e saj. Kur u gjet, telefoni, paratë dhe çanta i mungonin.

Ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat dhe tani për tani bëhet e ditur se mes tyre është edhe ish-partneri i vrasëses, si dhe dy police.

Policia tha se Sararat i njihte të gjithë viktimat dhe motivi mund të ketë qenë arsyet financiare.

Një shoqe, që policia beson se ishte gjithashtu një objektiv, i dha asaj hua 250,000 baht (7,300 dollarë). Pas drekës me Sararatin, ajo volli dhe humbi vetëdijen, por mbijetoi.

Familjarët e viktimave raportuan edhe zhdukjen e bizhuterive dhe parave.

Ndryshe, gjurmë cianidi mund të gjenden në kufomë disa muaj pas vdekjes.

Ky helm i privon qelizat nga oksigjeni, gjë që mund të çojë në një atak në zemër, dhe simptomat e hershme janë marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella.

Përdorimi i cianidit është i rregulluar rreptësisht në Tajlandë dhe ata që e përdorin atë pa autorizim përballen me dy vjet burg. /Telegrafi/