Site icon Telegrafi

Të gjithë të shqetësuar rreth gjendjes së tij, Bayerni lëshon njoftim për lëndimin e Davies

Alphonso Davies ka ende një shans për t’u paraqitur në Kupën e Botës në Katar, pavarësisht se pësoi një lëndim të shtunën.

Ylli i Bayern Munichut do të paraqitet për Kanadanë në turne, por shqetësimet u rritën pasi ai pësoi një tendosje muskulore kundër Hertha Berlinit.

Bayern ka qetësuar të gjithë për lëndimin e tij dhe ka konfirmuar se vendi i tij në Kupën e Botës “nuk është në rrezik”.

Klubi bavarez ka thënë gjithashtu se mbrojtësi nuk do të luajë në ndeshjet e mbetura të ligës kundër Werder Bremen dhe Schalkes para fillimit të Kupës së Botës.

Në një deklaratë të klubit thuhet: “FC Bayern do të jetë pa Alphonso Davies për dy ndeshjet e mbetura të Bundesligës para pushimit dimëror”.

“Mbrojtësi i krahut 22-vjeçar pësoi një tendosje të kërdhokullës në fitoren 3-2 në Hertha BSC të shtunën”.

“Diagnoza u konfirmua nga njësia mjekësore e kampionëve rekord gjerman. Pjesëmarrja e kanadezit në Kupën e Botës në Katar nuk është në rrezik”, thuhet në njoftimin e tyre.

Davies është një nga yjet e ekipit kanadez të futbollit së bashku me sulmuesin e Lille, Jonathan David dhe sulmuesin e Club Brugge, Cyle Larin.

Kanadaja është në Grupin F dhe përballet me një sërë ndeshjesh të vështira në përpjekjet e saj për të kaluar në fazën e eliminimit që do të fillojnë më 23 nëntor.

Me Belgjikën, Kroacinë dhe Marokun në grupin e tyre, Davies dhe Kanadaja do të shpresojnë në kalim të fazës së grupeve me turneun që fillon më 20 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor.

Davies ka qenë i rregullt për skuadrën e Bundesligës këtë sezon duke luajtur 19 herë në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version