Telegrafi

Të gjithë po flasin për veprimin e shëmtuar të Weston McKennie

Anglia dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës barazuan pa gola në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin botëror, përkatësisht në Grupin B.

Ndeshja e fundit e këtij grupi u karakterizuan me shumë mundësi për gol, mirëpo asnjëra nga përfaqësueset nuk ia doli të shënonte.

Mirëpo, përkundër mungesës së golave, anëtari i ShBA-së dhe Juventusit, West McKennie ka bërë që mediat sociale ta kenë vëmendjen tek ai – por jo për mirë.

Lojtari shihet duke shkuar të marrë topin për një rivënie anësore, por bëri një gjest tejet të turpshëm dhe aspak profesional.

Amerikani derisa kishte topin në dorë, vëren se është paska i lagur dhe duke tentuar t’i fshijë duart, ai zgjedh një fotograf të moshuar aty pranë, për ta zgjidhur atë problem, por duke mos e pyetur.

Ky veprim ka acaruar tifozët dhe shumëkë tjetër, duke e vlerësuar këtë veprim të tij si të shëmtuar. /Telegrafi/