Telegrafi

Të gjithë po flasin për paraqitjen brilante të Eriksenit ndaj Francës

Christian Eriksen ishte ylli i ndeshjes teksa Danimarka tronditi kampionët e botës Francën në Ligën e Kombeve të dielën mbrëma.

Megjithëse ‘Gjelat’ ishte pa disa nga mbrojtësit kryesorë, ishte sërish një paraqitje e shkëlqyer nga danezët pasi golat e Kasper Dolberg dhe Andreas Olsen ishin të mjaftueshëm për të siguruar një fitore 2-0 për nikoqirët.

Anëtari i Manchester United, Eriksen u dallua nga të tjerët pasi bëri një shfaqje mahnitëse në mes të fushës.

Gama madhështore e pasimeve të 30-vjeçarit ishte e dukshme gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ai gjente pa shumë mund shokët e skuadrës nga të gjitha këndvështrimet gjatë ndeshjes.

Një përmbledhje e performancës së Eriksen tani është publikuar dhe është një kënaqësi për t’u parë.

Performanca komanduese e mesfushorit definitivisht nuk ishte një surprizë e madhe pasi bota e futbollit tashmë i njeh cilësitë që zotëron danezi. /Telegrafi/