Palaçot e përqeshin të gjithë shoqërinë me shaka në “llogari” të vet, dhe për këtë arsye nuk i marrin seriozisht, ndërsa ata që me shakatë e veta ofendojnë të tjerët përjetohen si arrogantë
Sensin e humorit e kërkojmë tek të tjerët, dhe me krenari e theksojmë tonin, madje më shumë se pamjen ose inteligjencën. Mendimi i tillë për humorin është relativisht i ri, kështu që në kohët antike në Greqi humori është konsideruar agresiv dhe joserioz, thotë psikologu, Rod Marin, nga Universiteti Ontario, i cili hulumton të gjithë mënyrat në të cilat njerëzit përdorin humorin.
Ai ka zbuluar se si humori mund të jetë “shpatë me dy tehe”, duke ndërtuar raporte më të mira me njerëz dhe duke lehtësuar situatat e rënda jetësore dhe në anën tjetër mund të jetë sarkastik, armiqësor dhe i neveritshëm. Mënyra me të cilën e prezantojmë dhe zhvillojmë humorin tonë në masë të madhe flet edhe për atë se si sillemi ndaj personave tjerë dhe vetvetes.
“Humori është lloj i komunikimit, të cilin, si fjalimin, të gjithë e marrim ndryshe. Kështu edhe humori me të cilin përqeshim dikë mund të jetë pozitiv, për shembull nëse është fjala për shefin e padrejtë”, shpjegon Martin.
Kritika përmes shakasë
Këtë tip agresiv të humorit e përdorim për të kritikuar të tjerët dhe me ta të manipulojmë përmes ngacmimit, sarkazmit dhe përqeshjes. Nëse u drejtohet politikanëve dhe njerëzve tjerë që i kemi të largët, atëherë është i padëmshëm. Por nëse u drejtohet personave të afërt, për shembull me rrëfimin e tregimeve të turpshme të dikujt, kjo është vetëm një mënyrë e pranueshme shoqërore e agresivitetit dhe sulmit ndaj dikujt. Ata të cilët e përdorin shpesh këtë lloj të humorit kanë pak respekt ndaj personave tjerë, dhe mendim të lartë për veten.
Humori i cili lidhë
Njerëzit me tipin e tillë të humorit janë të preferuar për shoqëri, komentet i kanë argëtuese, tregojnë barcoleta, dhe janë të prirë ndaj ngacmimeve dhe talljeve dhe janë përfaqësuesit e llojit më të bukur të humorit. Të tjerët i përjetojnë si persona të ngrohtë dhe të përshtatshëm të cilët dinë të sillen siç duhet dhe të zvogëlojnë lodhjen. Por edhe ky humor mund të ketë anën e vet të errët, thekson Martin. Shpesh njerëzit me këtë lloj të humorit nuk dëshirojnë të tregojnë ndjenjat e veta negative, prandaj në vend se të konfrontohen me dikë, bëjnë thashetheme pas shpinës.
Në “llogari” të vet
Në këtë tip të humorit, ai që tallet i bën njerëzit të qeshin duke theksuar të metat e veta dhe shumë shpesh e tepron. E përdorim nëse dëshirojmë t’u afrohemi të tjerëve, të tregojmë që jemi një nga ata, thotë Martin, transmeton Koha.net. Ky quhet edhe tipi palaço i humorit. Edhe pse ky humor është i padëmshëm për të tjerët, mund të dëmtojë vetë atë që tregon rrëfimin sepse të tjerët nuk do ta kuptojnë seriozisht në fushat tjera.
Qeshja me jetën
Ky tip i humorit është evident në masë të njëjtë në fjalë dhe në vepra. Fjala është për pranimin e të gjitha pjesëve të jetës dhe gjetjes së arsyeve për të menduar pozitivisht edhe në situatat më të vështira. E karakterizon dhënia e emrave qesharak gjërave dhe njerëzve dhe përsëritja e thënieve qesharake jetësore si moto. Edhe pse ky tip i humorit është dashamirës dhe më i sinqertë se të tjerët sepse përqesh edhe gjërat e këqija te dikush si “pjesë e jetës”, për ata që nuk janë mësuar me të mund të jetë edhe fyes. /Telegrafi/