Site icon Telegrafi

Të gjithë nën ethe nesër ndeshja e radhës e Bad News Eagles kundër ekipit rus ASG, për të vazhduar ëndrrën për në Major

(FOTO: HLTV)

Mundësit për t’u kualifikuar janë më të mëdha se kurrë, pasi kundërshtari i radhës për ekipin Bad News Eagles, është i një niveli më të dobët krahasuar me ekipet tjera me të cilat u përballën në këtë turne kualifikues për Major të CS:GO.

Ndeshja e ekipit shqiptar kundër ekipit rus ASG, do të zhvillohet në formatin ‘bo3’, ku bNe do të mundohen të dalin fitues të kësaj ndeshje për t’u afruar edhe më afër kualifikimit për ne turneun më të madh të CS:GO.

Bad News Eagles ka pasur dy ndeshje në turne të tjerë më herët kundër ekipit ASG, në të cilat dolën fitues.

(Foto: HLTV)

Me rast të fitores në këtë ndeshje bNe do të jetë vetëm një ndeshje larg kualifikimit për në Majorin i cili do të mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Lexo po ashtu Super mentalitet! Bad News Eagles humb me rezultat të ngushtë nga ekipi G2

Ndeshja Bad News Eagles kundër ASG do të zhvillohet nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 14:45, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin e streamerit Xhoci si dhe kanalet zyrtare të PGL në Twitch dhe Youtube.

Kanali i streamerit Xhoci: twitch.tv/xhocii

/Telegrafi/

Exit mobile version