Telegrafi

Të gjithë në Spanjë po e pëlqejnë gjestin e Vedat Muriqit me lojtarin kundërshtar

Vedat Muriqi është një futbollist i veçantë, jo vetëm për shkak të dymbëdhjetë golave ​​që ka shënuar këtë sezon me fanellën e Mallorcas, por edhe për gjestet që ka vazhdimisht me bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe me tifozët që i kërkojnë gjithmonë fotografi, autografe dhe fanella.

Pirati, siç njihet në La Liga, tregoi sërish të dielën e javës që lamë pas, në ndeshjen kundër Valladolidit se mbi të gjitha është një futbollist me një moral të jashtëzakonshëm sportiv.

Momenti është kapur nga kamerat e Movistar, por fillimisht ka kaluar pa u vënë re.

Lexo po ashtu Statistikat tregojnë më së miri se çfarë i bëri Vedat Muriqi - Valladolidit

Gjithçka ndodhi kur Morlanes shënoi golin e dytë të Mallorcas. Aksionit i parapriu një goditje dënimi nga Kang In Lee që goditi një futbollist të Valladolidit, konkretisht Roque Mesan, një lojtar që luajti për Atletico Baleares në sezonin 2012/2013.

Goditja e fortë e lojtarit korean goditi në kokë futbollistin kanarian i cili ra në tokë kur topi tashmë po hynte në portë.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi - heroi i Mallorcas ndaj Valladolidit

Lojtarët e Mallorcas nuk e vunë re atë moment dhe logjikisht festuan golin e Morlanes, por veprimi konkret ndodhi pikërisht aty ku ndodhej Muriqi, i cili në vend që të shkonte të festonte golin që në atë moment nënkuptonte fitore, gjëja e parë që bëri ishte të shikonte për gjendjen shëndetësore të Roque Mesas.

Një gjest që lartëson sulmuesin e Kosovës në Spanjë, i cili në atë moment e kuptoi se duhej të kujdesej për Roque Mesan, para se të festonte golin. /Telegrafi/