Site icon Telegrafi

Të gjithë në ethe: Sa lojë duhet t’i fitojnë Bad News Eagles që të kualifikohen në CS:GO Major

Sukseset e super ekipit shqiptar Bad News Eagles nuk kanë të ndalur dhe tani janë më afër se kurrë për kualifikimin në turneun Major të CS:GO “PGL Major Antwerp 2022”.

Ditën e djeshme (e martë) ka filluar kualifikimi i dytë për Majorin e madh të CS:GO i cili do të mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Pjesë e këtij kualifikimi ishin edhe shumë ekipe shqiptare, e që me suksesin më të madh e tregoj ekipi më i mirë i vendit, Bad News Eagles.

Pesëshja e yjeve arriti që të mposht shumë skuadra të forta të skenës ndërkombëtare të CS:GO, befasia më e madhe ishte përballja kundër ekipit gjerman BiG, ku ekipi shqiptar e mposhti me rezultat 16:12 në raundin e 256 të kualifikimeve.

Tutje ekipi shqiptar mposhti edhe shumë ekipe tjera, siç është ekipi i sapo krijuar suedez, Coalesce.

Por sa ndeshje tjera duhet ti fitojë ekipi Bad News Eagles, dhe për cilën fazë do të vazhdojë nëse arrin sukses.

Ekipi Bad News Eagles ka dy ndeshje të mbetura për të vazhduar në kualifikimet “PGL EUROPE RMR”  që do të mbahen në Bukuresht të Rumanisë.

Sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 16:00 do të takohen me ekipin VOID, nëse arrijnë ta fitojnë këtë ndeshje do te takohen me fituesin e SAW kundër 4GLORY.

Me fitoren e të dy ndeshjeve të cekura më lartë , ekipi Bad News Eagles do të bashkohet në grupin A ose B, me listën e skuadrave më poshtë.


Grupi A: Natus Vincere, Heroic, VirtusPro, Vitality, Faze Clan, Mouz.
Grupi B: G2, Gambit, NiP, Entropiq, Copenhagen Flames, Astralis, Ence.


/Telegrafi/ 

Exit mobile version