Kampionatin Evropian U21 ka filluar në javën e shkuar ku janë zhvilluar edhe ndeshjet e para në grupe.
Në këtë kampionat ka kombëtare të forta si Italia, Spanja, Gjermani e Anglia që do ta kërkojnë trofeun.
Që kur ka filluar kjo garë në vitin 1986, shumë yjë kanë treguar vetën.
Duke filluar me emra si Davor Suker, Laurent Blanc, Luis Figo e Paulo Cannavaro që më vonë u bën lojtarë të mëdhenj, por ka edhe nga ata që nuk kanë arritur ta tregojnë vetëm tutje.
Këtë vit ka shumë lojtarë që janë në garë për këtë çmimin, pasi ka shumë ujë të rinj që po shkëlqejnë.
Më poshtë mund t’i gjeni të gjithë lojtarët më të mirë të zgjedhur në çdo Kampionati Evropian U21 që nga themelimi. /Telegrafi/
Manolo Sanchis (Spanjë) – 1986
Laurent Blanc (Francë) – 1988
Davor Suker (Kroaci) – 1990
Renato Buso (Itali) -1992
Luis Figo (Portugali) – 1994
Fabio Cannavaro (Itali) – 1996
Francesc Arnau (Spanjë) – 1998
Andrea Pirlo (Itali) – 2000
Peter Cech (Çeki) – 2002
Alberto Gilardino (Itali) – 2004
Jan Klaas Huntellar (Holandë) – 2006
Royston Drenthe (Holandë) – 2007
Marcus Berg (Suedi) – 2009
Juan Mata (Spanjë) – 2011
Thiago (Spanjë) – 2013
William Carvallho (Portugali)– 2015