Futbollistët e Sepsit mposhtën 3:1 Universitate Craiove në Sfant Gheorghe në raundin e 23-të të Ligës 1 Rumune dhe ndeshja u vendos nga sulmuesi i Bosnje dhe Hercegovinës, Elvir Koljiç.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e parë me golin e Luckassen, ndërsa nëntë minuta më vonë në skenë doli Koljiq, i cili me mashtrim ka shfrytëzuar gabimin e arbitrit dhe ka sjellë golin e barazimit për mysafirët.
Gjegjësisht, pas pritjes së portierit vendas, Koljiq e futi topin në rrjetë me dorë dhe filloi të festojë golin, gjë që në fund u pranua.
Vendasit i sinjalizuan menjëherë gjyqtarit se goli ishte shënuar në mënyrë të parregullt, por Calin nuk e ndryshoi vendimin, por tregoi me gisht në qendër të fushës.
Ky ishte goli i katërt i sulmuesit në kampionatin rumun.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Achahbar shënoi dy gola për vendasit në harkun e vetëm shtatë minutave dhe kështu i solli fitoren e merituar Sepsit.
Universitatea Craiova qëndron në vendin e pestë në kampionatin rumun, ndërsa Sepsi në vendin e nëntë. /Telegrafi/