Sevilla ka bërë befasinë më të madhe në Ligën e Kampionëve duke eliminuar Manchester Unitedin.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë dy skuadrat luajtën pa gola 0-0, ndërsa në ‘Old Traford’, spanjollët triumfuan 1-2.
Kësisoj skuadra spanjolle është befasisht në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë.
E kjo ka bërë që gjithë skuadrat tjera ta kërkojnë atë në short pasi duket kundërshtari më i lehtë i mundshëm.
Por trajneri i Sevillës, Vincenzo Montella dëshiron ta shmang vetëm Romën nga faza çerekfinale.
“Dua ta shmang Romën nga shorti pasi është klub i imi dhe e drejton miku im Di Francesco”, ka thënë Montella.
Trajneri italian ka thënë se beson se do të përballen me gjigantin gjerman Bayern Munich.
“Besoj se shorti do ta na vë përballë Bayernit të Munichut”, ka deklaruar Montella.
Ndër tjera ish-trajneri i Milanit e Sampdorias ka thënë se është i lumtur që ka eliminuar Unitedin. /Telegrafi/