Telegrafi

Të gjitha skuadrat e kualifikuara në turneun e CS:GO – BLAST Premier Fall Final

Pas dhjetë ditëve përplot me ndeshje interesante, më në fund janë mësuar skuadrat që kualifikohen tutje për në turneun BLAST Premier Fall Final.

Gjithsej 12 skuadra ishin në garë në turneun që u zhvillua në Kopenhagë të Danimarkës.

Gjashtë prej tyre siguruan pjesëmarrjen në turneun BLAST Premier Fall Final, ndërsa gjashtë të tjera do të luajnë në turneun BLAST Premier Fall Showdown.

Në këtë turne u ndan çmime në vlerë prej 177 mijë dollarësh.

Më poshtë i gjeni gjashtë skuadrat që u kualifikuan tutje në BLAST Premier Fall Final:

1.FaZe
2.Heroic
3.NIP
4.Na’Vi
5.Vitality
6.Astralis

/Telegrafi/