Site icon Telegrafi

Të gjitha skuadrat e kualifikuara deri më tani për turneun e CS:GO – IEM Katowice

(Foto: HLTV)

Turneu kualifikues IEM Katowice Play-In është duke u zhvilluar në Katowice të Polonisë, ku 16 skuadra po garojnë për tetë vende në turneun.

Tashme katër skuadra veç se e kanë siguruar pjesëmarrjen në IEM Katowice 2023.

Pas ndeshjeve të fituara në turne janë kualifikuar ekipe si OG, BIG, Cloud9 dhe NIP.

Ndërkaq ndeshje të tjera vazhdojnë të zhvillohen ku do të kenë mundësinë të kualifikohen edhe katër skuadra tjera.

Skuadrat të cilat kanë humbur mundësinë për t’u kualifikuar janë Evil Geniuses dhe Permitta të cilat tashme janë eliminuar.

Turneu kryesor IEM Katowice 2023 do të zhvillohet nga data 4 shkurt, ku skuadrat më të mira të botës garojnë për grupin e çmimeve prej 1 milion dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version