Site icon Telegrafi

Të gjitha situatat kur e keni tradhtuar atë pa e ditur

Ditët e sotme qëndron një ndarje midis tradhtisë fizike dhe asaj psikologjike. Kjo e para është ajo e cila konsiderohet me plot kuptimin e fjalës një tradhti.

Sipas statistikave rreth 45% e burrave dhe 35% e grave kanë tendencën për të tradhtuar psikologjikisht. Nëse nuk po na besoni po ju tregojmë shenjat që e vërtetojnë këtë:

E zini veten duke flirtuar

Kjo mund të ndodhë sigurisht në mënyrë edhe të pavullnetshme, por a ju ka ndodhur ndonjëherë ta zini vetën duke flirtuar me dikë? Ky është një rast i mirëfilltë i tradhtisë psikologjike.

Keni një marrëdhënie virtuale me dikë tjetër

Çfarë jua garanton se nëse kjo marrëdhënie nuk do të ishte virtuale nuk do të ekzistonte? Nëse keni një raport qoftë edhe virtual me dikë nuk mund ta konsideroni si diçka pa rëndësi.

Keni një mik të fshehtë

Nëse keni një mik të zakonshëm apo një mik të ngushtë nuk keni pse të mos ja tregoni partnerit tuaj. Nëse bëhet fjalë për një mik sekret këtu situata ndryshon. Mos ka diçka më shumë në këtë marrëdhënie?

Gënjen për financat

Cila mund të jetë asyeja e të gënjyerit për paratë në një lidhje? Edhe kjo është një formë tradhtie.

Ankohesh për të diku tjetër

Përgjithësish femrat kanë tendencën për të biseduar me njëra- tjetrën për partnerin e tyre. Shpesh ato ndajnë në mikeshat mendime rreth partnerit të cilat nuk ja kanë treguar akoma as atij vetë.

Përjeton fantazi seksuale me njerëz të tjerë

Megjithëse fantazi, fantazitë seksuale erotike me partnerë të tjerë janë një formë tradhtie. Do të guxonit t’ja thonit atij se çfarë po fantazonit?

Exit mobile version