Aktorja dhe moderatorja britanike, Amanda Holden, me siguri nuk ka dëshiruar që t’ia tregonte tërë botës brekët e veta. Fatkeqësisht, derisa bëhej bati për t’u fotografuar, pak më shumë e tërhoqi fustanin dhe zbuloi çdo gjë, transmeton Telegrafi.
Aktorja atraktive bionde gjithashtu i ka treguar brekët e veta në tepihun e kuq, madje fajtori kryesor për këtë ishte era “e krisur”. Ajo ka pasur edhe një situatë të pakëndshme, kështu që një pjesë të fustanit e ka lagur në bar.
Ky fustan seksipil ishte dashur të krijonte iluzionin që Rihanna nuk ka të veshura brekë. Mirëpo, duke u kthyer nga ndarja e shpërblimit “Glamur” fotografët e kanë fotografuar në një situatë jo edhe aq të këndshme.
Ndarja e shpërblimeve MTV 2014 do të mbahet në mend për këtë fustan të Rita Orës. Ashiqare era ia prishi planet këngëtares, mirëpo ajo nuk i kushtoi fare rëndësi kësaj situate.
Kimi ka përjetuar një situatë jo fort të këndshme kur i tregoi brekët me kreacion të kaltër tepër të bukur. Kjo edhe nuk është ndonjë gjë e pakëndshme që një ikonë mund t’ia lejojë vetes.
Bashkëshortja e bukur e Lothar Matthäusit gjithsesi ka trup që ia vlen çdo lëvdatë, dhe qartas nuk dëshiron ta fshehë.
Ajo dëshiron të jetë mbretëreshë në çdo aheng, posaçërisht kur është fjala për ditëlindjen e saj. Prandaj për kremtimin e ditëlindjes së 33-të ka veshur këtë fustan me rrezik, mirëpo fatkeqësisht ka zbuluar shumë më tepër seç ka planifikuar.
Këngëtare repi ka pasur situatë të ngjashme të pakëndshme me veshjet e veta në ndarjen e shpërblimit MTV 2013. Igy ishte e qartë që nga pak dridhej nga kjo gjë, mirëpo pastaj vazhdoi të pozonte – pasi që e rregulloi fustanin ashtu siç duhej. /Telegrafi/