Telegrafi

Të gjitha rezultatet nga Liga e Parë – Grupi A dhe ai B

Kanë përfunduar të gjitha takimet në Ligën e Parë, përkatësisht në Grupin A dhe atë B në xhiron e 16-të.

Lideri i Grupit A, Malisheva ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Vëllaznimi.

Fitore në këtë rreth ka shënuar edhe Istogu në shtëpi ndaj Trepçës, po ashtu 1-0.

Dukagjini në anën tjetër e ka fituar derbin ndaj A&N me 1-0, derisa 1-1 janë ndarë Onix dhe Vushtrria.

Fitore më komode mori Liria që në shtëpi mposhti Drenasin me shifrat 2-0.

Foto: FFK
Foto: FFK

Grupi B

Në këtë grup kishte përballje që rezultuan mjaftë interesante në fund, pasi Ulpiana barazoi 1-1 me Daradanën.

Barazim mori edhe Vitia në udhëtim te Ramiz Sadiku, por që nuk kishte gola.

Barazim morën edhe Kika që u ndal në shtëpi nga 2 Korriku 2-2, e po ashtu barazoi edhe Vllaznia me Kek-un 1-1.

Fitore në Grupin B mori vetëm Flamurtari që mposhti Ferizajn 1-0. /Telegrafi/

Foto: FFK
Foto: FFK