Gjithsej 16 ndeshje u zhvilluan sot (e enjte) në kualifikuesen e PGL EUROPE RMR B, ku pati shumë ndeshje me rezultate të ngushta e përplot emocione, edhe shumë të tjera pritet të zhvillohen nesër (e premte).
Vetëm tetë ekipe do ta kenë fatin të kualifikohen për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022, i cili do të mbahet në maj.
Disa nga ekipet më të mira sa i përket rezultateve sot ishin Astralis, Players, NiP dhe Copenhagen Flames, të cilat arritën të fitojnë nga dy ndeshje.
Ndeshje të mira zhvilloi edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, të cilët për momentin janë 1-1 me rekord të ndeshjeve.
Këto janë të gjitha rezultatet e ditës së parë kualifikuese për në PGL Antwerp Major:
Astralis 16 – 11 ENCE
Spirit 16 – 6 ASG
Copenhagen Flames – 9 SINNERS
HEET 16 – 5 Sprout
NIP 16 – 11 Bad News Eagles
Entropiq 16 – 3 Endpoint
G2 16 – 10 Sangal
Players 16 – 10 Anonymo
Spirit 11 – 16 ENCE
Copenhagen Flames 16 – 11 Sprout
Astralis 16 – 5 ASG
Players 16 – 7 Sangal
HEET 11 – 16 SINNERS
NIP 16 – 8 Endpoint
Entropiq 17 – 19 Bad News Eagles
G2 16 – 19 Anonymo
Ndeshjet e radhës të cilat do të zhvillohen nesër (e premte):
Ndeshjet me rekord 2-0 (dy fitore, asnjë humbje, fituesi siguron vendin në Major)
13:30 Players – Astralis (Bo3)
17:15 NIP – Copenhagen Flames (Bo3)
Ndeshjet me rekord 1-1 (një fitore, një humbje)
11:00 Bad News Eagles – G2 (Bo1)
11:00 Anonymo – Entropiq (Bo1)
12:15 ENCE – HEET (Bo1)
12:15 SINNERS – Spirit (Bo1)
Ndeshjet me rekord 0-2 (asnjë fitore, dy humbje, humbësi eliminohet)
13:30 ASG – Sangal (Bo1)
17:15 Sprout – Endpoint (Bo1)
/Telegrafi/