Manchester United ka arkëtuar tri pikët e para në ndeshjen e parë të sezonit 2016/2017 në Ligën Premier, pas fitores prej 3-1 ndaj Bournemouth në udhëtim ku realizoi në debutim superylli i transferuar, Zlatan Ibrahimovic.
United e nisi më përgjumshëm këtë takim, duke mos kërkuar dominimin e madh.
Ishin vendasit ata që provuan të dalin rrezikshëm, por mbrojtja e United sidomos me Baillyn u tregua e pathyeshme, çka është paralajmërim për një mentalitet të fortë defensiv që po instalon Jose Mourinho.
Pas 40 minutash lojë, një gabim të mbrojtjes e shfrytëzoi Mata, i cili nga afërsia shënoi për 1-0 dhe hapjen e serisë së golave.
Me të filluar pjesa e dytë United filloi të shtrinte edhe më shumë dominimin duke mbajtur më shumë topin.
Një top të devijuar nga Martial e pranoi bukur Rooney i cili me kokë shënoi për 2-0 dhe epërsinë e dyfishtë të Djajve të Kuq (59’).
Kur të gjithë po e vënin në pikëpyetje nëse edhe Ibra do t’i shtohej listës së golashënuesve, u shfaq pikërisht suedezi.
Ai me një predhë nga distanca zhagas e befasoi portierin e Bournemouthit, duke realizuar një supergol në debutimin e tij me Unitedin në ndeshje zyrtare dhe ndeshjen e parë të tij në karrierë në Ligën Premier (64’) për 3-0.
Një gol sa për statistika e shënoi Smith për Bournemouthin në minutën e 69-të.
Deri në fund nuk pati ndonjë ndryshim fundamental në rezultat.
Manchester United kështu menjëherë siguron pozitën e parë në tabelën e Ligës Premier qysh në javën e parë, por me lojën e sigurt në mbrojtje dhe instinktin vrastar, të dyja këto cilësi të instaluara nga Jose Mourinho, duket se Djajtë përçojnë sinjalin më të madh deri tash se ata do të jenë fuqishëm në luftë për titullin e kampionit të Anglisë. /Telegrafi/
Mata scores after a careless back pass. 1-0 pic.twitter.com/LkZvEumZpF
— United Digest (@UTDdigest) August 14, 2016
Zlatan Ibrahimovic’s first goal for Manchester United? pic.twitter.com/b5gTP0nMYc
— Transfer Reveal (@TransferReveal) August 14, 2016
Rooney goal 0-2. pic.twitter.com/HBIdPLIPGw
— Calvin. (@UtdEsque) August 14, 2016