Komuna e Kamenicës ka njoftuar të gjithë banorët e lagjës ‘Qendra’, se që nga dita e hënë do të filloj rrënimi i disa objekteve të vjetra në atë pjesë.
Në lidhje me këtë, inspektori i ndërtimit në Kamenicë, Ali Berisha, ka thënë për Telegrafinë se objektet po rrënohen për shkak të vjetërsisë dhe rrezikshëmirës për qytetarët.
“Nuk ka ndonjë plan konkret se a do të rindërtohet ajo pjesë. Objektet janë shumë të vjetra dhe prandaj po rrënohen. Shumë qytetarë po qëndrojnë aty, por që në realitet, objektet janë gjysmë të shembura”, ka thënë ai për Telegrafin.
Ndryshe, në njoftimin e komunës, u bëhet thirrje qytetarëve të kësaj lagje që të qëndrojnë sa më larg gjatë procesit të rrënimit dhe të largojnë gjërat që ndodhen në këto objekte. /Telegrafi/