Site icon Telegrafi

Të enjten fillojnë ndeshjet kualifikuese për PGL Antwerp Major CS:GO, PGL EUROPE RMR B

Ndeshje të nxehta na presin nesër (e enjte) në kuadër të PGL EUROPE RMR B, 16 ekipe në garë për t’u kualifikuar në PGL Major, por vetëm tetë më të mirat do ta kenë fatin ta sigurojnë pjesëmarrjen në Major, në këtë listë bënë pjesë edhe ekipi shqiptar, Bad News Eagles.

Kualifikuesja e Evropës B për në PGL Antwerp Major, do të filloj me dy super ndeshja, G2 do të përballet me ekipin Anonymo, ndërsa ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin rus Entropiq.

Turneu kualifikues do të zgjas tre ditë, për të vazhduar pastaj në maj me turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Lexo po ashtu Vitality, Outsiders dhe Eternal Fire janë tri ekipet që sigurojnë vendet e fundit nga PGL EUROPE RMR A për në Majorin e CS:GO

Këto janë ndeshjet e para që do të zhvillohen nesër (e enjte) në kuadër të PGL EUROPE RMR B:
11:00 G2 – Anonymo
11:00 Bad News Eagles – Entropiq
12:15 NIP – Endpoint
12:15 HEET – SINNERS
13:30 Players – Sangal
13:30 Astralis – ASG
14:45 Copenhagen Flames – Sprout
14:45 Spirit – ENCE


/Telegrafi/

Exit mobile version