Telegrafi

Të eliminuar në fazën e grupeve në Rio – Faze rikthehet në mënyrë sensacionale

(Foto: HLTV)

Ish-ekipi më i mirë në botë FaZe është kthyer me fitore dominuese pas eliminimit të tyre të hershëm në Majorin në Rio.

FaZe e ka nisur mirë në turneun Blast Premier Fall Final në Kopenhagë, duke mposhtur bindshëm ekipin OG në ndeshjen e parë.

Këtë ndeshje ata e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, 16-3 në ‘Ancient’ dhe 16-6 në ‘Mirage’.

Të gjithë lojtarët e FaZe patën paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj OG, më i dalluari ishte Russel ‘Twistzz’ Van Dulken me 41 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.59.

Kjo paraqitje e mirë e FaZe vjen pas eliminim të hershëm në turneun IEM Rio Major, ku u mposhtën nga ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Tani me këtë fitore ndaj OG, FaZe kanë kaluar në ‘Upper Bracket Final’ të grupit A. /Telegrafi/