Telegrafi

A do të drejtojë Mourinho PSG-në? Kjo është përgjigja e sheikut Al-Khelaifi

Trajneri francez, Laurent Blanc nuk do të largohet nga PSG dhe kështu Jose Mourinho do të vazhdoi të mbetet pa punë.

Së fundmi Blanc ka fituar Kupën e Ligës së Francës ku në finale PSG mposhti Lillen me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndërkohë titulli në Francë tanimë është fituar dhe kjo gjë e ka kënaqur presidentin e Parisit, i ka mbyllur dyert Jose Mourinhos i cili u flit se do ta drejtoi PSG-në, duke i besuar edhe më tej francezit.

“Blanc do të vazhdoi të qëndroi në PSG pasi ai ka kontratë me ne edhe për dy vite të tjera”.

“Nuk do të ketë ndryshim të trajnerit në klubin tonë, jemi të kënaqur me Blancun”, deklaroi Al-Khelaifi për L’Equipe.

Kështu zërat që e lidhin Jose Mourinhon me kampionët e Francës bien poshtë. /Telegrafi/