Site icon Telegrafi

Të divorcuarit tregojnë se si u munduan ta mbrojnë martesën e tyre

The Huffington Post, i ka pyetur disa të divorcuar për të treguar bisedën, arsyen dhe mënyrën se si janë ndarë nga bashkëshortët.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga historitë e disa personave të cilët këtë gjë kaq private e kanë ndarë me këtë revistë të njohur.

“Kur darka romantike nuk ngjan fare e tillë”
“Unë e ish burri im e kishin shitur shtëpinë tonë dhe unë e vajza ime shkuam për të jetuar në një vend tjetër, mirëpo unë ende kisha shpresë që gjërat mes nesh mund të rregullohen. Kështu që, një natë unë e angazhova një dado për t’u kujdesur për vajzën dhe përgatita një darkë shumë të shijshme dhe e ftova atë për një darkë romantike. Gjatë darkës ai tërë kohën fliste për jetën e tij të re dhe se si martesa jonë nuk po funksiononte. Kjo ishte darka jonë e fundit dhe biseda e fundit si burrë e grua, pasi që unë e kuptova që më nuk do të funksiononte. Ne thjesht nuk bënim më për njëri – tjetrin”, ka thënë Honoree C.

“Dëshiroja të bëja operacione plastike vetëm që t’i pëlqeja”
“Unë i përshkruaj vitet e fundit të martesës sime si përpjekje për ta hudhur shigjetën në një pikë që nuk qëlloi kurrë në shenjë. Unë i kam shkruar 14 letra dashurie çdo ditë atij kur isha në një udhëtim me vajzën tonë e gjithashtu këngëve ia bashkëngjitja edhe disa këngë që kishin kuptim për ne. Madje unë kisha menduar edhe të bëjë një operacion plastik, vetëm e vetëm që kjo gjë të funksiononte. Kur në një vikend shkuam në një pushim dhe folëm gjerë e gjatë për martesën tonë 20 vjeçare, unë vendosa që unë me të vërtetë kisha nevojë të ndryshoja por të ndryshoja për fëmijët dhe veten time. I kërkova atij që të divorcoheshim”, u shpreh Clara H.

“I bëra lutja të shkonim në një udhëtim romantik dhe përfundova atje e vetme”
“E dija që martesa ime ishte drejt fundit dhe një natë para se burri im dhe unë udhëtuam për në Borneo. Ne kishin gjithë javën që debatonim (në fakt për plot katër vjet, por që kishte arritur majën këtë javë). Po numëroja në këtë udhëtim dhe shpresoja që do e përmirësonte martesën tonë. Ne kemi udhëtuar gjithmonë së bashku. Por kur u bë mesnatë burri im më tha që nuk dëshiron të qëndrojë i martuar dhe që nuk do të udhëtonim. Mëngjesin tjetër unë i bëja lutje atij që të shkonim. Ai refuzonte. Kështu, unë shkova vet dhe kalova një javë të mrekullushme. Bëra miq të ri dhe gjëra që nuk i kisha bërë më parë. Kur u ktheva në shtëpi, i thash që tashmë martesa jonë kishte përfunduar”, u potencua Julie M.

“I kërkova të udhëtonim në gjithë botën, por në vend të saj u divorcuam”
“U riktheva nga një udhëtim që kisha për punë dhe i thash gruas time se sa po qëndroja në Evropë e kisha kuptuar që martesa jonë kishte vdekur. Ajo ma ktheu që njëjtë mendonte edhe ajo. Por mua kurrë nuk më kishte shkuar ndër mend që ne do të divorcoheshim. Unë i thash asaj që le ta shesim shtëpinë dhe të udhëtojmë në gjithë botën së bashku me fëmijët”, u shpreh Adam G.

Exit mobile version