Site icon Telegrafi

Të dhunshmit kënaqen kur shkaktojnë dhimbje

Incizimet e trurit te tinejxherët me sjellje agresive kanë lënë të kuptohet se ata arrijnë kënaqësi duke i shikuar të tjerët të vuajnë, kanë pohuar hulumtuesit amerikanë.

Shkencëtarët kanë qenë të befasuar për këtë ndjeshmëri, për shkak se në pamje të jashtme personat agresivë duken të ftohtë dhe pa emocione.

Incizimet me rezonancë magnetike kanë treguar se te tinejxherët agresivë, regjionet e trurit të cilat kanë të bëjnë me ‘shpërblimin’ (regjionet të cilat aktivizohen në rastet e arritjes së ndonjë kënaqësie) janë shumë aktive në momentin kur ata shkaktojnë dhimbje te viktima e tyre.

Exit mobile version