Një treg i ri i errët është shfaqur si një destinacion i preferuar për shitjen dhe blerjen e të dhënave të vjedhura të përdoruesve.
Tregu, i cituar nga “2easy”, po bëhet një nga lojtarët kryesorë në procesin e shitjes së “logs” të vjedhura, të mbledhura nga afërsisht 600 mijë pajisje, dhe të infektuara më parë me malware që vjedhin të dhëna.
Regjistrat janë arkiva të të dhënave të vjedhura nga shfletuesit e internetit ose sistemet e komprometuara përmes malware.
Aspekti më i rëndësishëm i regjistrave është se në shumë raste ato përfshijnë kredencialet në llogarinë e përdoruesit, cookies dhe informacionin e ruajtur të kartës së kreditit.
2easy u lansua në vitin 2018 dhe shënoi rritje të madhe në krahasim me vitin e kaluar, kur shiti të dhëna nga “vetëm” 28 mijë pajisje të infektuara dhe kur u konsiderua i parëndësishëm në tregun e errët të internetit.
Miliona informacione të përdoruesve ofrohen çdo ditë në rrjetin e errët, kështu që ekspertët e sigurisë kibernetike rekomandojnë fuqimisht që të merren masat e duhura për të mbrojtur llogaritë nga kërcënimet e mundshme.
Disa nga këto masa përfshijnë hapa të shumëfishtë verifikimi, ndryshime të shpeshta të fjalëkalimit dhe çaktivizimin e privilegjeve të qasshme të të dhënave për të gjithë përdoruesit. /Telegrafi/