Site icon Telegrafi

Të dhënat rreth COVID-19 për BeH: Një “kërcim” i madh i numrit të infektuarve, krahasuar me një ditë më parë

Gjatë 24 orëve të fundit, 1239 persona të infektuar rishtas me coronavirus u raportuan në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, nga ai numër, 963 u regjistruan në Federatën e BeiH (dje 357), 236 në Republikën Serbe (dje 268) dhe 40 në rrethin Brçko (dje 97).

Veç kësaj, bëhet e ditur se vdiqën 57 njerëz (dje 86).

Sipas të dhënave, janë testuar mostrat e 4,350 personave (dje 3,994), që do të thotë se pothuajse çdo mostër e tretë është pozitive (numri i saktë është 3,51). /Telegrafi/

Exit mobile version