Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, ofroi të dhëna nga analizat e tij për Derby Countyn në konferencën për shtyp ku pranoi se spiunoi skuadrën rivale.
Dhe, sipas shefit të gjigantit të të dhënave sportive, OptaPro, Ben Mackriell, të dhënat nuk ishin aq të thjeshta.
Bielsa pohoi se ai dhe ekpi i tij i analizave kalojnë 360 orë duke realizuar dosjen e ekipeve kundërshtare, me mediat e pranishme që u tronditën nga të numri i dosjeve të shpalosura nga tekniku latin në konferencën për shtyp që zgjati afro një orë.
Frank Lampard reagoi pas kësaj konference. Tekniku i Derby Countyt tha se të dhënat e ofruara nga Bielsa ishin normale dhe me të pajtohet edhe Ben Mackriell, shef i OptaPro.
💬 | Marcelo demonstrates the analysis his team goes through for each opponent, and how it totals more than 300 hours of work pic.twitter.com/asfGA6Wadm
— Leeds United (@LUFC) January 16, 2019
“Unë kam bërë punën e djaloshit i cili krijoi të dhënat për Bielsan”.
“Unë kam qenë në atë pozitë dhe të jem i sinqertë, reagimi i industrisë më ka befasuar sepse gjërat që ai ka prezantuar nuk befasojnë askënd që e njeh futbollin, sepse në forma të ndryshme, secili bën kështu”.
“Ajo që më ka befasuar është vëmendja që kjo gjë mori, sepse nga perspaktiva jonë, e njerëzve që jemi brenda futbollit, kjo është përditshmëri. Secili klub në botë bën atë që shfaqi Bielsa në konferencë për shtyp”.
💬 | Marcelo now walks the press through video analysis of an opponent’s offensive actions, explaining how it totals 40 minutes, which is then broken down into 8 minute clips for the players pic.twitter.com/juLwE0NEGo
— Leeds United (@LUFC) January 16, 2019
“Nuk është gjë shokuese fakti që ai ka prezantuar të dhëna pasi spiunoi një skuadër. Gjëja më shumë që më befasoi është se njerëzit kanë folur për këtë. Është e sigurt se kjo ka hapur sytë e njerëzve”.
“Nuk ishte shok ajo që ai zbuloi sepse secili detaj është standard për industrinë tonë”.
“Kjo ndodh larg prej syrit të adhuruesve, nuk është e shfaqur në futboll si në sportet tjera amerikane ku mediat publikojnë shumë të dhëna e detaje precize”, u shpreh shefi i OptaSport.
/Telegrafi/