Derisa të dashuruarit është momental, dashuria është e përhershme. Nga ajo suptile deri te realja…
Dallimi themelor midis dashurisë dhe të të dashuruarit më së miri mund të shpjegohet në shembullin e akullores dhe rrushit, transmeton Telegrafi.
Akullorja shpejt tërheq dhe të huton me shijen, ndërsa rrushi mbase vetëm në fillim është i thartë, mirëpo pas vete lë shije të ëmbël.
Akullorja është e pashëndetshme, ndërkaq rrushi shumë i shëndetshëm.
Të dashuruarit më shumë i ngjason akullores, ndërkaq dashuria rrushit.
Edhe pse të dashuruarit dhe dashuria janë ndjenja të fuqishme ndaj personit tjetër, shpesh ngatërrohen.
Pasioni dhe besnikëria
Pasioni është cilësi themelore e të rënit në dashuri. Tërhiqni njëri-tjetrin pa ndjenja intensive. Fjala është vetëm për prirje seksuale ndaj personit tjetër e cila zgjat vetëm derisa lidhja është e freskët, ndërsa shumë shpejt shuhet.
Besnikëria është bazë në të cilën zhvillohet dashuria. Ajo gjatë kohës forcohet dhe bëhet më intensive.
Dashuria sipërfaqësore dhe e pjekur
S’ka dyshim, të rënët në dashuri është sipërfaqësore, sepse është e bazuar në momentin – në tërheqjen momentale dhe në kënaqësi.
Nga ana tjetër, dashuria është ndjenjë e pjekur. E kuptoni qartë çka është mirë, e çka është keq dhe në fund kjo do t’ju bëjë të lumtur.
Obsesioni dhe përkushtimi
Nëse nuk arrihet obsesioni, paraqiten hidhërimi dhe xhelozia. Dashuria është ndjenjë krejtësisht e kundërt. Personi do të jetë i durueshëm dhe i gatshëm që të pranojë çfarëdo sfide.
Personi i cili dashuron do të përpiqet që t’i zgjidhë problemet eventuale dhe assesi nuk do të shmanget. Në dashuri gjithmonë ekziston ndjenja e përkatësisë dhe e besnikërisë, gjë që kurrë nuk mund të pritet një gjë e tillë te të rënët në dashuri.
Siguria dhe pasiguria
Në dashuri ekziston siguri e madhe. Kjo është kështu, sepse çka do që të ngjajë, personi i cili ju dashuron nuk do t’ju braktisë.
Nëse vetëm keni rënë në dashuri, gjithmonë ekziston pasiguria që partneri mund t’ju braktisë apo t’ju tradhtojë.
Tepër e bukur dhe e tmerrshme
Bukuria e dashurisë del nga fakti që ekziston pranimi i pjekur i të metave të partnerëve. E pranoni dikë ashtu siç është – kjo është diçka shumë e bukur.
Nga ana tjetër, të rënët në dashuri është e tmerrshme, sepse nuk ekziston lidhshmëria dhe gjithmonë jeni të brengosur për besnikërinë e partnerit. /Telegrafi/