Peshqit janë një shenjë e sunduar nga Neptuni, planeti i iluzioneve
Nuk ekziston shenjë e cila ndien për të tjerët sikur Peshqit, ndërkaq lidhja dashurore me ta nuk ngjason me asgjë që ndonjëherë e keni provuar.
Njerëzit e lindur në shenjën e Peshqve kurrë nuk humbin shpresën dhe fantazojnë gjatë gjithë jetës së tyre, transmeton Telegrafi.
Para së gjithash, përfaqësuesit e kësaj shenje ëndërrojnë për lidhshmërinë shpirtërore me partnerin dhe lidhjen e cila nuk mund të përshkruhet në romane dhe filma.
Prirja për të fantazuar ndonjëherë mund të prishë marrëdhënien e tyre, sepse kur Peshqit dashurohen me dikë, ata fillojnë ta idealizojnë atë person.
Dashuria e tyre është nën presion të vazhdueshëm, sepse patjetër duhet të jetë “perfekt, saktë ashtu çfarë ata e kanë imagjinuar, ndërsa kjo natyrisht është e pamundshme.
Peshku bie në dashuri në një mënyrë klasike. Dashurojnë sinqerisht dhe janë të gatshëm që t’ia falin çdo gjë partnerit. Në kanonet e pastra të tregimeve të dashurisë, pasionit, hormoneve, këmishave të grisura, lumturisë, dhimbjes dhe trazirës së përgjakshme.
Për këtë nuk është fajtor naiviteti i tyre, por aftësia që gjërat t’i shohin nga perspektiva tjetër, madje edhe të shfaqin empati ndaj atyre të cilët i kanë lënduar.
Prandaj, Peshqit vuajnë më shpesh se cilado shenjë tjetër. Peshku duhet të vuajë dhe të kapërcejë pengesat, përndryshe nuk ka kuptim.
Do t’ju duhet shumë mund që vërtet ta zhgënjeni një femër të kësaj shenje. Mirëpo, kur të ndodh zhgënjimi, duhet ta dini që do t’ju braktisë përgjithmonë. /Telegrafi/