Jamal Musiala është një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe sigurisht që është më i kërkuari në tregun e transferimeve.
Ylli i ri gjerman shkëlqeu në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Gjermanisë, derisa te Bayerni duan ta mbajnë atë për 20 vitet e ardhshme.
Ka qenë presidenti i klubit të madh gjerman, Herbert Heiner që ka thënë se Musiala mund të bëhet një Thomas Muller i dytë në Allianz Arena.
“Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta lidhur atë [ Jamal Musiala ] me klubin për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka thënë presidenti i Bayern, Herbert Hainer.
“Për mendimin tim, ai mund të bëhet Thomas Muller i dytë dhe të luajë për Bayernin për 20 vitet e ardhshme”, shtoi shefi i Bayernit.
Muller ka kaluar 24 vjet në Bayern duke qenë në klub që nga viti 2004. Musiala iu bashkua Bayernit në vitin 2019 që do të thotë se ai duhet të qëndrojë në klub deri në vitin 2039 për t’u afruar nga distanca me Muller.
Nëse Musiala do të qëndronte në Bayern Munich deri në vitin 2039, atëherë ai do të ishte 36 vjeç.
Musiala ka tërhequr interes nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin. Megjithatë, Bayern ka insistuar se ai nuk është në shitje me asnjë çmim./Telegrafi/