Në stërvitjen e së dielës kishe një moment paniku te Bayern Munchen, pasi mesfushori Correntin Tolisso u shtri në fushë gjatë seancave stërvitore, duke e vendosur dorën në zemër.
Media shkruajnë se ai kishte pësuar një problem në zemër dhe stafi mjekësor i klubit e ndihmoi menjëherë.
Lojtari ishte shoqëruar me ambulancë drejt spitalit ku edhe e kaloi natën.
Sot, klubi i Bayern Munchen e ka konfirmuar se mesfushori ka pasur një shqetësim në zemër, por tashmë gjithçka e ka lënë pas dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Disa simptoma nuk janë larguar ende, pasi Tolisso po vuan ende nga paniku dhe ka marramendje.
Mjeku i klubit, Peter Ublacker, që e ka ndihmuar menjëherë mesfushorin e Bayern, e ka dhënë dritën jeshile që ai të tubohet për ndeshjen e radhës.
Unser Kader für #OLYFCB! 💪
#packmas #FCBayern #MiaSanMia #SuitedbyBoss pic.twitter.com/OeNKPTn7iD
— FC Bayern München (@FCBayern) October 21, 2019
Bayern do të luajë të martën mbrëma kundër kampionit grek Olympiacos. Tolisso është grumbulluar në mesin e 19 lojtarëve, tre prej të cilëve portierë. /Telegrafi/