Një grup i personave të armatosur me armë të gjata janë futur në studiot e një televizioni në Ekuador gjatë transmetimit direkt, dhe kanë rrëmbyer prezantuesin, shkruan Washington Post.
Burrat që kishin mbuluar fytyrat u futën në televizionin TC në qytetin port Guayaquil, dhe filluan të bërtasin se kanë bomba derisa prapa kamerave dëgjoheshin britma dhe të shtëna armësh, transmeton Telegrafi.
🔴¡Preocupante! Encapuchados irrumpen la transmisión en vivo de una televisora en Guayaquil, Ecuador pic.twitter.com/bqdjyZFX27
— adn40 (@adn40) January 9, 2024
Ekuadori është goditur nga një sërë sulmesh dhe rrëmbimesh të disa policëve, pasi që qeveria ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme pas arratisjes nga burgu që kreut të bandës së fuqishme.
Policia njoftoi se katër policë janë rrëmbyer të hënën mbrëma dhe se janë duke u cilësuar si të zhdukur.
🚨 | Ecuador: un grupo de delincuentes asalta el canal Tc Televisión durante una transmisión en vivo. pic.twitter.com/Iw0a1IIuob
— VOZ (@VozMediaUSA) January 9, 2024
Agjentët kanë arritur të arrestojnë dy persona për posedim të lëndëve shpërthyese, si dhe nën dyshimin për të paktën një sulm në këtë vend të Amerikës së Jugut.
Chaos is now unfolding in the capital of Ecuador, Quito, where militants armed with guns and grenades have seized a state television channel, at least six prisons and up to four high-ranking police officers. pic.twitter.com/2hTSHyH1BG
— WAR | Warfare Assessment & Reporting (@ragexwar) January 9, 2024
Qeveria e atjeshme nuk ka bërë të ditur sesa sulme janë regjistruar, por mediat lokale raportojnë për disa incidente, vetura të djegura në shumë qytete dhe para shtëpisë së kryeprokurorit.
En este momento el crimen organizado mantiene secuestrados a los trabajadores del canal TG de Guayaquil, en Ecuador. Las fuerzas armadas ya han rodeado el lugar. Amenazan con hacer explotar el lugar.pic.twitter.com/ukSV97TMaU
— Agustín Antonetti (@agusantonetti) January 9, 2024
Autoritetet e Ekuadorit kanë njoftuar se të dielën ishte arratisur Adolfo Masijas, kreu i bandës Los Coneros. Atë ditë është dashur të transferohej në një burg tjetër të sigurisë së lartë. /Telegrafi/