Site icon Telegrafi

Të acaruar me rënien nga Ligue 1 – tifozët e St Etiennes pushtojnë fushën dhe sulmojnë lojtarët

St Etienne ka humbur me penallti kundër Auxerre dhe nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në Ligue 1.

Kjo nuk është pritur mirë nga tifozët e tyre, që më të mbaruar ndeshja kanë pushtuar fushën.

Nuk kanë munguar flakadanët e hedhur si dhe sulmi ndaj futbollistëve, që vrapuan menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ligue 1

St Etienne është një klub legjendar në Francë, pasi ka fituar dhjetë herë titullin kampion.

Vetëm këtë sezon, Paris Saint-Germain ia doli ta barazonte me tituj, ndërsa kalimi në Ligue 2, natyrisht se ka lënë shije të hidhur edhe te tifozët. /Telegrafi/

Exit mobile version