Të gjitha 12 klubet që e kanë formuar Superligës Evropiane do të mbajnë një takim sonte, pasi po flitet për një shpërbërje të mundshme të kësaj gare.
Superliga Evropiane u zyrtarizua të dielën kur 12 klube nga Anglia, Spanja dhe Italia e themeluan.
Chelsea u bë skuadra e parë që bëri një kthesë në Superligën Evropiane, pasi raportohet se klubi i Ligës Premier është ‘duke përgatitur dokumentacionin për largim’.
Të dy Manchester City dhe Atletico Madrid janë të gatshëm të ndjekin shembullin e Chelseat dhe të dalin nga Superliga që u kthye në diskutim këto dy ditë.
Sipas talkSPORT , 12 klubet e Superligës do të marrin pjesë në një takim sonte për të diskutuar të ardhmen e garës.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez më parë kishte lëshuar një paralajmërim për klubet e përfshira në Superligë, duke thënë se kontrata ishte “e detyrueshme”.
Kryetari i Superligës kishte thënë në emision El Chiringuito: “Kontrata e Superligës është detyruese. Askush nuk mund të largohet, ne do të punojmë të gjithë së bashku”.
“Të gjitha klubet nënshkruan kontratat të shtunën e kaluar – nuk ka asnjë problem”.
Chelsea dhe City ishin dy nga gjashtë ekipet e Ligës Premier të përfshira në Superligë së bashku me Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham. /Telegrafi/