Site icon Telegrafi

Tchouameni shënon supergol nga distanca dhe kalon Francën në epërsi ndaj Anglisë

Përfaqësuesja e Francës ka gjetur golin e parë ndaj Anglisë në ndeshjen e vlefshme çerekfinale për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Është mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, i cili ka shënuar një supergol për epërsinë 1-0.

Goli i Tchouamenit erdhi në minutën e 17-të nga një goditje e fortë nga një distancë mbi 20 metra.

Ky gol u asistua nga Antoine Griezmann. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1601657699334488064

Exit mobile version