Site icon Telegrafi

Tavecchio: Jemi të hidhëruar, do bëjmë një analizë të thellë për një zgjidhje

ROME, ITALY - OCTOBER 17: FIGC President Carlo Tavecchio attends the press conference after the Italian Football Federation (FIGC) federal council meeting on October 17, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, ka thënë se është i hidhëruar pas dështimit të përfaqësueses italiane, për të shkuar në “Rusi 2018”.

Sigurisht që çështja e parë që i duhen dhënë zgjidhje mbetet ajo e trajnerit.

Në tavolinë është dorëheqja e Giampiero Venturas, e kërkuar njëzëri nga opinioni sportiv në Itali.

“Jemi thellësisht të hidhëruar dhe të zhgënjyer për mungesën e kualifikimit në Botëror”.

“Është një zhgënjim sportiv që kërkon një zgjidhje, ndaj do të zhvillojmë një mbledhje me të gjithë anëtarët e federatës, për të bërë një analizë të thellë dhe për të vendosur për të ardhmen”, ka thënë Tavecchio.

Italia pas 60 viteve nuk merr pjesë në një Kampionat Botëror dhe kjo është një humbje e madhe për tifozët e futbollit.

Emri më i përfolur për të zëvendësuar Venturën është Carlo Ancelotti.

Por, emra tjerë janë edhe Roberto Mancini, Antonio Conte e Massimiliano Allegri /SS/Telegrafi/

Exit mobile version