Site icon Telegrafi

Taulant Seferi vazhdon shkëlqimin në Ukrainë, tjetër gol me fanellën e Vorsklas

Taulant Seferi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit ukrainas me fanellën e Vorskla Poltava.

Sulmuesi shqiptar u bë protagonist dhe në ndeshjen e xhiros së 17-të, mes Veres-Rivine dhe Vorskla ku shënoi gol.

26-vjeçari realizoi në të 25-ën golin e avantazhit, me një goditje me të djathtë, nga një pozicion diagonal me portën.

Ky ishte goli i shtatë këtë edicion për Seferin i cili është golashënuesi kryesor i skuadrës së tij.

Kujtojmë që Seferi u bashkua me skuadrën ukrainase gjatë afatit kalimtar të verës pas shkëlqimit me Tiranën në kampionatin shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version