Artisti londinez i tatuazheve, Scott Maclaren, 30 vjeç, që punon në Fulham Tattoo Centre, ka thënë se trajneri portugez, Jose Mourinho i ka shkruar emrin e gruas dhe të fëmijëve në dorë që në vitin 2013.
Jose ka pasur ta bëjë tatuazhin edhe më herët por sipas Scott, ai në momentet e fundit u tërhoq nga frika.
Gruaja e tij Matilde Faria, e kishte bërë tatuazhin, kur Jose ishte në turne përgatitore me Chelsean në SHBA.
Scott tregon për SunSport se Mourinho është dashur ta bëjë atë tatuazh në vitin 2011 në të njëjtën kohë kur e kishte bërë gruaja e tij.
“Gruaja e Joses ka tatuazh me emrin e tij dhe edhe ai ka pasur dëshirë ta ketë një të tillë”.
“Ajo e kishte bërë tatuazhin në LA, por trajneri nuk kishte guxuar të bëjë”.
“Një shok i imi i kishte rekomanduar emrin tim që ta bëjë tatuazhin pasi i kishte premtuar gruas së tij”.
Scott tregon momentin kur Mourinho kishte zbarkuar në dyqanin e tij.
“Ai kishte pak presion, por e largoi, ishte e shtunë nuk e harroj, ai erdhi drejt tek unë”.
“Ai ishte nervoz, nuk bëri shumë pyetje, vetëm pyeti se a do t’i dhemb shumë”.
“Isha i nderuar që t’ia bëja tatuazhin në dyqanin tim dhe ta ndihmoja që ta mbante premtimin ndaj gruas”.
“Tami, Tite dhe Zuca”, janë nofkat e anëtarëve të familjes së Jose Mourinhos që i ka bërë tatuazh.
Përvec Joses, Scott i ka bërë tatuazh edhe Eden Hazardit në të dy duart. /Telegrafi/