Besart Berisha vazhdon të jetë protagonisti absolut i kampionatit australian të futbollit me golat e tij, apo edhe me faktin se në një mënyrë apo një tjetrën, tërheq vëmendjen e kundërshtarëve.
Në derbin e Melburnit, ku Melbourne Victory mundi Melbourne City me rezultatin 2-1, sulmuesi shqiptar ishte protagonist me një penallti të humbur, një gol të shënuar dhe një zënkë me portierin kundërshtar grekun Dean Bouzanis, i cili lëshoi fyerje raciste ndaj tij.
Berisha humbi një penallti në minutën e 63-të dhe vetëm pak minuta më vonë, Siti kaloi në avantazh. Futbollisti shleu gabimin në minutën e 84-t kur dërgoi topin në rrjetën e portierit Buzanis, transmeton PanoramaSport.
Vetëm dy minuta më vonë, një pasim për sulmuesin shqiptar, u devijua në rrjetë nga një mbrojtës i City, duke i dhënë avantazhin 2-1 dhe më pas fitoren skuadrës së Berishës.
Por këtu plasën edhe polemikat. Berisha mori topin nga rrjeta dhe ia hodhi portierit Bouzanis, ndërsa ky i fundit, një ish-futbollist i kombëtareve të moshave të Greqisë, filloi të shante sulmuesin shqiptar duke e quajtur mes të tjerave edhe “cigan”.
Gjyqtarët nuk e panë këtë episod, por parashikohet që Bouzanis të dënohet për këto fyerje raciste pasi edhe tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke kërkuar dënimin e tij të menjëhershëm.
If the match review committee follows the FFA national disciplinary regulations, Bouzanis gets a 5-week rest for the gypsy jibe. #melbderby pic.twitter.com/ZoG9B30quw
— Roslyn Grundy (@onetui) February 4, 2017