Site icon Telegrafi

Tashmë gjashtë përfaqësuese janë kualifikuar për Kupën e Botës 2018

Kupa e Botës është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme në botën e sportit, posaçërisht në futboll.

Në vitin 2018 është viti i botërorit dhe nikoqir do të jetë Rusia.

Tashmë biletën për të luajtur në këtë vend e kanë siguruar gjashtë përfaqësuese dhe ato janë:

Rusia, Brazili, Japonia, Irani, Meksiko dhe së fundmi Belgjika.

Vlen të theksohet se fituesi i fundit i kësaj gare të madhe është Gjermania. /Telegrafi/

Exit mobile version