Karim Benzema ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kombëtares së Francës për Kampionatin e ardhshëm Evropian.
Sulmuesi i Real Madridit nuk ka qenë pjesë e përfaqësueses që nga viti 2015, kur ishte suspenduar dhe më nuk kishte marrë pjesë.
Arsyeja e atij vendimi ishte dyshimi për pjesëmarrje në një skandal shantazhi lidhur me një video seksuale.
Ai mungoi në ekipin e Les Bleus që u shpall kampion bote në turneun e vitit 2018 që u zhvillua në Rusi, kur francezët në finale e mposhtën Kroacinë.
Forma e jashtëzakonshme me Los Blancos në vitet e fundit, e ka bindur përzgjedhësin Didier Deschamps që t’i bëjë ftesë 33-vjeçarit.
Në një foto-animacion të publikuar nga kombëtarja e Francës për lojtarët që do të luajnë në Kampionatin Evropian ndodhet edhe Benzema. /Telegrafi/
The 2️⃣6️⃣ Bleus en route for the EURO! 🇫🇷 #FiersdetreBleus pic.twitter.com/HXo2upwgWa
— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) May 18, 2021