Telegrafi

Tare sjell trajner të ri te Lazio

Ish-trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Cesare Prandeli, pritet të drejtojë stolin e Lazios.

Lajmi është publikuar mbrëmjen e së hënës nga disa media prestigjioze në Itali si “Corriere dello Sport” dhe “La Reppublica”.

Konfirmimi vjen pak ditë pasi drejtori sporti i Lazios, Igli Tare, premtoi se do njoftonte emrin e ri të trajnerit. Prandeli nuk ka firmosur ende dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet në ditët në vijim.

“Kontaktet telefonike kishin ekzistuar prej muajsh, por tani do të jetë takimi final. Tekniku i pëlqen prej kohësh Claudio Lotittos (presidentit të Lacios) në raportet njerëzore dhe problemet ekonomike që u hasën me argjentinasin Sampaoli, kanë përshpejtuar përpjekjet me Prandelin që ngjitet në krye të listës për sezonin e ardhshëm”, shkruan “La Repubblica”.

Më herët, Tare ka folur për një revolucion në klubin kryeqytetas me prurjet e shumë emrave të rinj.