Igli Tare u shpall menaxheri më i mirë sportive në Itali, pas një votimi të organizuar nga portali i njohur sportiv Tuttomercatoweb.
Shqiptari mori 34.99% të votave dhe la pas vetes menaxherë me emër si Marco Fassone i Milanit, Piero Ausilio i Interit apo Guiseppe Marotta i Juventusit.
Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Tare u tregua modest, duke e ndarë çmimin me trajnerin aktual të Lazios, Simone Inzaghin.
“Duhet t’i bëj komplimente të gjitha stafit tim. Me Simone Inzaghin punojmë bashkë që prej 12 vitesh”.
“Ai u rrit te të rinjtë e Lazios dhe tani po aplikon një futboll shumë të bukur, duke marrë edhe rezultate të mira”.
“Janë pikërisht rezultatet dhe loja e mirë, ato që nxjerrin në pah edhe punën time, ndaj dua të falënderoj edhe Inzaghin”, ka thënë Igli Tare. /Telegrafi/