Telegrafi

Tare: Scudetto nuk e frikëson Lazion, por ne kemi tjera objektiva që duhet të arrihen

Igli Tare . (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Drejtori i sportit i Lazios, Igli Tare, ka këmbëngul se fjala Scudetto nuk e frikëson klubin e  tij, por pritjet e tepërta në këtë fazë të hershme mund të jenë të dëmshme.

Lazio luan si mysafir i Cagliarit në ndeshjen e sotme të fundit për javën e 16-të.

Lazio aktualisht është në vendin e tretë dhe me një fitore do të ishte vetëm tre pikëve pas liderëve të përbashkët Inter dhe Juventus.

Festya e Lazios pas fitores me Juventusin (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

“Ne kemi nevojë për përulje të madhe. Pritjet kanë ndryshuar, por ka biseda që sipas mendimit tim nuk janë në rregull”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv për Sky Sport Italia.

“Ne jemi të vetëdijshëm për punën e mirë që kemi bërë gjatë viteve të fundit. Kjo skuadër ka talent dhe forcë, por ne duhet ta bëjmë atë hap dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Igli Tare (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

“Fjala Scudetto nuk na frikëson, por ne kemi objektiva dhe duhet t’i arrijmë. Nëse arrijmë në tre ose katër ndeshjet e fundit dhe jemi akoma në luftë, nuk do të fshihemi. Mund të mundohemi ta fitojmë atëherë”.

“Sidoqoftë, është gjithçka e parakohshme të flasim për këtë tani dhe ata që e duan Lazion duhet të flasin me shumë kujdes”, ka thënë Tare. /Telegrafi/