Telegrafi

Tare përplaset me tifozët

Igle Tare .Roma, 22/04/2012 Stadio Olimpico.Football Calcio 2011/2012 .Lazio vs Lecce 1-1.Campionato di calcio Serie A.Foto Insidefoto Antonietta Baldassarre

Trajneri i ri i Lazios është Simone Inzaghi. Lajmin e konfirmojnë mediat italiane, të cilat flasin për tensione brenda klubit kryeqytetas.

Stefano Pioli duket se ishte i vetmi që mori përsipër barrën e rezultateve negative të skuadrës në javët e fundit. Ai u shkarkua si trajner i Lazios dhe sipas atyre që shkruhen në media, hyri në histori si i pari trajner që largohet pas humbjes së derbit (me Romën një natë më parë).

Pas këtyre zhvillimeve, disa prej tifozëve të Lazios kanë shkuar pranë qendrës sportive duke i kërkuar llogari drejtuesve të klubit. Mes atyre që u përballën me tifozët, ishte edhe drejtori Sportiv i Lazios, Igrli Tare.

Sipas portalit “lalaziosiamonoi.it”, Tare pati një përballje me tifozët gjatë daljes së tij nga qendra sportive ‘Formello’.

“Më pas, duhet të marr djalin tim në kopshtin e fëmijëve. Kam edhe unë një jetë”, i është përgjigjur Tare pyetjes së tifozëve. Interesimit të tifozëve nuk i shpëtuan as futbollistët e klubit. Disa prej tyre ndaluan duke biseduar me mbështetësit e klubit, ndërsa të tjerë i shmangën duke u larguar me mjetet e tyre nga qendra sportive.