Telegrafi

Tare i nervozuar me referimin në Serie A: Tani është mjaft, ky nuk duket më si futboll

Igli Tare i nervozuar pas ndeshjes kundër Fiorentinas (Foto: Getty Images)

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur edhe një herë rreth referimit të dobët drejt skuadrës së tij në Serie A.

Këtë herë shqiptari nuk ka kursyer edhe tonet e rënda pasi është i lodhur nga gabimet e gjyqtarëve.

Lexo po ashtu Immobile: VAR-i nuk ekziston për Lazion

“Tani është mjaft!”, ka thënë Tare në një intervistë për Corriere dello Sport.

“Të dielën në Cagliari kishte penallti të dyfishtë për Immobilen, por për Guidan ai simuloi dhe u ndëshkua për protestë”.

“VAR na ka marrë së paku 12-të pikë në tabelë, por edhe me gjashtë pikë ne tashmë do të ishim pothuajse të kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”.

“Liga ka qenë totalishtë e ç’rregulluar dhe nuk ne nuk e dimë se kush është vija mes gabimeve dhe fatit të keq”.

“Ky nuk duket më si futboll”, ka shtuar Tare. /Telegrafi/