Telegrafi

Tare: Lojtarët e Lazios duhet të mendojnë për ulje page

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka thënë se lojtarët e klubit që ai drejton, mund të ulin pagat e tyre për pjesën e mbetur të sezonit shkaku i pandemisë coronavirus.

Juventus u bë klubi i parë i Serie A që njoftoi se skuadra e tyre e parë kishte ndërmarrë një vendim për ulje pagash deri në qershor, dhe Tare pret që lojtarët e Lazios të pranojnë kushte e ngjashme.

“Ulja e pagave? Ende duhet të mendojmë për këtë”.

“Lojtarët tanë janë duke mbajtur kontakte me njëri-tjetrin, por ata ende nuk kanë folur për këtë, megjithëse unë mund të shohim se edhe ata do të pranojnë që të ulim pagat së shpejti”.

“Ndihet sikur po jetojmë në një film horror. Në fillim, gjithçka u mor pak lehtë”.

“Tani ne nuk po flasim më për një situatë të vetme, por për një luftë”.

“Mjerisht, numri i të ndjerëve çdo ditë është i tmerrshëm. Kjo është një fatkeqësi për të gjithë vendin”, ka thënë Tare. /Telegrafi/