Site icon Telegrafi

Tare: Kemi marrëveshje me De Vrij

Stefan De Vrij në ndeshjen ndaj Udineses (Getty Images)

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se mes klubit nga kryeqyteti italian dhe Stefan de Vrij është arritur marrëveshje.

Qendërmbrojtësi pritet të nënshkruajë marrëveshje me Biancocelesët, por gjithmonë me një klauzolë të vogël e cila ia mundëson largimin kur dëshiron ai.

Lexo po ashtu Kur VAR-i dështon, Inzaghi: Është turp, sepse sërish duhet të merremi me situata të këtilla (Video)

Me marrëveshjen aktuale kontrata holandezit i skadon më 30 qershor dhe ai është i lirë të negociojë me klube, por Tare ka qetësuar tifozët rreth kësaj.

“Preferoj mos të flas për këtë sonte, së shpejti do të dalim me një komunikatë rreth kësaj”.

“Ka marrëveshje komplete me lojtarin, por problemi qëndron me agjencinë e tij, por këto janë çështje burokratike”.

“Është një histori që nuk do të mbarojë kurrë, por ne do vendosim shumë shpejt”, ka thënë Tare për Mediaset Premium.

Ndeshja e ardhshme e Lazios është ndaj Napolit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3TGyn3ILJn4

Exit mobile version