Telegrafi

Tare gjen trajnerin e ri të Lazios

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka deklaruar se klubi i tij është shumë afër nënshkrimit me trajnerin Marcelo Bielsa.

Negociatat janë në vazhdim për trajnerin e ardhshëm të skuadrës kryeqytetase, qe mendojnë të fluturojnë në Amerikën e Jugut për të përmbushur kërkesat e tyre.

Sipas L’Equipe, ish-trajneri Marseille është shumë afër nënshkrimit, pasi këtë e ka thënë Igli Tare në një intervistë të dhënë.

“Po, ne jemi shumë afër nënshkrimit me Bielsa. Por, ne do të shohim se çfarë ndodh pasi kontratat të janë nënshkruar, në futboll çdo gjë është e mundur”, ka thënë Tare për L’Equipe.

“Mundësia për të punuar me një trajner të madh ndërkombëtar mund të jetë vetëm një gjë e mirë për klubin tonë”, përfundoi legjenda shqiptare, i cili momentalisht gjendet në Francë për të shikuar ndeshje. /Telegrafi/