Site icon Telegrafi

Tare: Duam të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe ta fitojmë Ligën e Evropës këtë vit

Igli Tare 09-08-2017 Roma Conferenza stampa di presentazione di Lucas Leiva e Davide Di Gennaro SS Lazio traning day @ Marco Rosi / Fotonotizia

Drejtori sportiv, Igli Tare ka thënë se Lazio dëshiron të shkojë në Ligën e Kampionëve dhe ndoshta të fitojë Ligën e Evropës këtë vit.

Biancocelesti tashmë kanë fituar grupin e tyre të Ligës së Evropës, duke siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Evropës.

Klubi kryeqytetas gjithashtu aktualisht qëndrojnë mirë në kampionatin italian, ku kanë shtatë pikë larg kreut të Serie A, por me një lojë më pak.

Lexo po ashtu Tare shpallet drejtori sportiv më i mirë në Itali

Tare në një intervistë për mediat shqiptare ka theksuar se objektivat janë të pakufizuara dhe mendon të shkoj sa më larg në Evropës me Lazion.

Tare së bashku me drejtuesit e Lazios (Getty Images)

“Objektivat e mia janë gjithnjë të pakufizuara”, ka thënë fillimisht Tare për mediumin shqiptar Top Channel.

“Ato që duken të paarritshme për momentin, por që janë të arritshme falë punës”.

Lexo po ashtu Tare: FSHF ka nevojë për figura të reja, një ditë do të kontribuoj në futbollin shqiptar

“Unë dua të përmirësoj nivelin e Lazos për të arritur qëllimet, për të shkuar në Ligën e Kampionëve”.

“Mbi të gjitha të konkurrojmë në Ligën e Evropës, të jemi protagonistë këtë vit dhe ndoshta të fitojmë atë”, përfundoi ish-sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version